Ngjela gjen “fijen fetare” te refuzimi i Lleshit: “Bëheshin tre katolikë”
Spartak Ngjela, analisti për ngjarjet politike në vend, ka folur lidhur me vendimin e presidentit ilir Meta, për mosdekretimin e ministrit të propozuar për Ministrinë e Brendshme, Sandër Lleshi.
Në një postim të bërë publik në Facebook, ai ndër të tjera shprehet se një president nuk ka të drejtë të mos dekretojë një ministër.
“Me ministër të brendshëm një katolik, bëheshin tre katolikë në luftë kundër korrupsionit: Prokurorja e Përgjithshme, Prokurorja e Krimeve të Rënda dhe ministri i Brendshëm. Domethënë tre ultraperëndimorë, në një kohë që Reformën në Drejtësi po e drejton politika perëndimore”
Sipas avokatit, megjithëse nuk e jep për të sigurtë “ministrin Lleshaj e ka propozuar politika gjermane ose ajo amerikane”.
Fraksion.com