Familjarët e Kacifas kërkesë në Prokurori për tërheqjen e trupit
Familjarët e ekstremistit grek Kostandino Kacifas, i cili mbeti i vrarë nga RENEA në Bularat të Gjirokastrës kanë bërë kërkesë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për tërheqjen trupit të 35-vjecarit.
Trupi i të ndjerit mbahet në ruajtje nga Instituti i Mjekësisë Ligjore deri në përfundim të plotë të ekspertizës mjeko-ligjore, ndërsa Prokuroria pritet të vendosë sot nëse do t’u japë trupin familjarëve apo jo.
Mjekët ligjore, janë ata që do të thonë fjalën e fundit, për mënyrën sesi është qëlluar ndaj Kacifasit dhe distancën prej nga është qitur me armë në drejtim të tij.
Ndërsa përmes analizave toksikologjike, do të përcaktohet nëse 35-vjeçari ka qenë nën efektin e ndonjë substance.
Fraksion.com