Erdogan fajëson nivelet më të larta të Arabisë Saudite
Khashogi u fut në konsullatën arabe në Stamboll për të marrë dokumente për martesën e planifikuar. Pas kësaj ai nuk u kthye më. Pas hedhjes poshtë për disa javë, Arabia Saudia pranoi nën presionin ndërkombëtar se Khashogi u vra në konsullatë me plan. Turqia kërkon ekstradimin e 18 personave të dyshuar në Arabinë Saudite e të ndaluar në atë vend.
Në komentin e të ftuarit për gazetën amerikane, Erdogan thekson se ky rast ende lë shumë pyetje të hapura, si ajo se çfarë ka ndodhur me kufomën e gazetarit. „Për fat të keq autoritetet saudite nuk kanë dhënë përgjigje për këto çështje.” Sipas hetimeve të prokurorisë turke, Khashogi është mbytur pak pasi është futur në konsullatën turke. Më vonë kufoma e tij është prerë dhe është shuar me acid, ka thënë një këshilltar i Erdoganit. Kreu i shtetit turk paralajmëroi, se askush nuk duhet të guxojë të kryejë një akt të tillë në truallin turk. Khashogi ka qenë një kritik i ashpër i princit Mohamed.
Fraksion.com