Dy ekspertizat për vrasjen në Bllok: Martinaj nuk ka qëlluar me armë
Referuar dosjes hetimore të Prokurorisë për vrasjen në Bllok ndodhur më 4 tetor të këtij, në të cilën një person humbi jetën dhe dy të tjerë mbetën të plagosur, e gjithë ngjarja është shënuar brenda 60 sekondave. Për të saktësuar se kush ka qëlluar brenda në lokal Prokuroria ka kryer aktekspertime në duart e personave të implikuar në ngjarje mes tyre edhe Ervis Martinaj.
Tri ditë pas këtij akt ekspertimi, prokuroria ka kryer një tjeter ekspertim me analizë spektrale për mbetje të qitjes nga arma e zjarrit GSR, në bazë të të cilët ka rezuluar se në duar e Ervis Martinaj nuk është evidentuar sasi baruti nga arma e zjarit. “Në tamponat standartë me të cilin është marrë model nga dora e majtë dhe e djathtë e shtetasit Ervis Martinaj në lidhje me ngjarjen e datës 04.10.2018 ku është vrarë shtetasi Fabian Gaxha nuk u evidentua prani e mikrogrimcave karakteristike apo konsistente me përbërje të tre elementëve kimik të cilat janë pjesë e mbetjeve të qitjes me prejardhje nga kapsolla e fishekut të armës së zjarrit” thuhet në dosjen hetimore.
Fraksion.com