Dekreti për Sandër Lleshin, Presidenca: Afati skadon në mesnatë
Skadon sonte në mesnatë afati kushtetues që presidenti i Republikës të dekretojë ministrin e ri të brendshëm. Afati i fundit u bë i ditur për ‘News24’ nga burime të Presidencës, të cilat sqaruan se e shtuna eshte dita e fundit deri në fund të saj.
Një javë më parë, pikërisht të shtunën më 27 tetor, kryeministri Rama njoftoi se kishte emëruar pas dorëheqjes së Fatmir Xhafaj, gjeneral Sandër Lleshin në postin e ministrit të brendshëm. Pak orë pas dorëheqjes, Meta dekretoi shkarkimin e Xhafajt, por jo edhe emërimin e Sandër Lleshit.
Mediat aluduan per arsyet e mosdekretimit të Lleshit nga presidenti, duke shkruar se Meta kërkon te mesojë nga Ministria e Mbrojtjes nëse Lleshi mban ende ndonjë detyrë shtetërore në forcat e Armatosura, pasi sipas Kushtetues, ministri nuk mund të ushtrojë asnjë funksion tjetër shtetëror dhe as të jetë anëtar ose drejtues i ndonjë organi të shoqërisë civile.
Ndërkaq Meta deklaroi mbrëmjen e së premtes në një emision televiziv se vendimi lidhur me kërkesën për dekretimin e ministrit të ri, do të jetë një vendim kurajoz, që të linte të kuptoje se edhe mund të mos e dekretojë Sandër Lleshin për postin e ministrit të brendshëm.
Mosdekretimi i ministrit të ri do të ishte precedenti i parë në historinë e demokracisë në Shqipëri, që do ta fuste vendin në një situtatë të paprovuar, vecanerisht në kushtet e mungesës së Gjykatës kushetuese, e cila mund të interpretonte ligjërisht ngërçin e krijuar.
Gjithesesi në postin e ministrit të Brendshëm mbetet ende fatmir Xhafaj, shkarkimi i të cilit nuk miratua të enjten e kaluar nga Kuvendi i Shqipërisë
Fraksion.com