Çanta e dyshimtë: Alarm i rremë, zbulohet se çfarë kishte në të
Një alarm fals ka ngritur në këmbë policinë e Tiranës, pasi u konstatua një çantë e dyshimtë,e cila u gjet poshtë shkallëve të një pallati në zonën e ‘Unazës së Re’.
Mësohet se çanta u gjetur poshtë shkallëve të një kompleksi pallatesh, ndërsa brenda saj dyshohej se kishte lëndë plasëse
Rreth orës 15:02 në zonën e “Unazës së Re” poshtë shkallëve të një kompleksi pallatesh është konstatuar një çantë në dukje e dyshimtë informoi policia e Tiranës.
Në vendngjarje shkuan shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.6 të cilat formuan perimetrin e sigurisë si dhe njoftuan njësitë antieksplozivë.
Pas verifikime rezultoi se çanta kishte brenda rroba të vjetra.
Fraksion.com