Mbërrin te Krimet e Rënda babai i Kostandinos Kacifas
Ka mbërritur në Prokurorinë e Krimeve të Rënda babai i Kostandinos Kacifas, Jani Kacifas.
Babai i 35-vjeçarit i cili u vra pas shkëmbimit të zjarrit me forcat RENEA ishte i shoqëruar nga avokati.
Prokuroria e Krimeve të Rënda është përfshirë në ngjarjen e Bularatit ku gjatë shkëmbimit me armë zjarri ndaj policisë u vra shtetasi Konstandinos Kotsifa. Përveç Prokurorit të Krimeve të Rënda Njazi Seferi është angazhuar edhe prokurori i Gjirokastrës Arben Pashaj, për dyshimet se bëhet fjalë për veprën vrasje e ngelur në tentativë për shkak të cilësive të veçanta të oficerëve të policisë.
Fraksion.com