AktualitetLife StylePolitikëTë fundit

Dako i përgjigjet PD: Mungon peshku Mul Noku (Video komike)

Kryeabshkiaku i Durrësit Vangjush Dako i është përgjigjur me një video komike dhe dy rreshta akuzave të PD-së dhe deklaratave se ai duhet arrestuar për bashkëpunim me bandat.

Dako shkruan në “Facebook” se sapo ka vizituar rezervatin e peshkut që nuk hahet, ndërsa si personazhe të animuar ka zgjedhur ish-kryeministrin Sali Berisha, kreun e PD-së Lulzim Basha, deputetin e PD Ervin Salianji dhe Arben Ristanin. Por në video mungon Flamur Noka, deputeti i PD-së që sot artikuloi nga selia e PD akuzat për Dakon.

“Sapo vizitova rezervatin e peshkut që nuk hahet në Durrës😁 (mungon peshku Mul Noku se për shkak të erës së keqe nuk e pranon interneti)”, shkruan Dako.