AktualitetPolitikëTë fundit

Ndreu sfidë Berishës: I pastër në 5 breza, lë politikën nëse gjen gjë

Deputeti i PS, Pjerin Ndreu ka sfiduar ka foltorja e Kuvendit ish kryeministrin Sali Berisha në lidhje më akuzat që ky i fundit ka lëshuar në adresë të tij, për lidhje me krimin. Lë politikën- tha Ndreu- nëse ish kryeministri Berisha, të cilin nuk nguroi ta quajë sërish një plak matuf, gjen qoftë edhe një të implikuar në fisin e tij deri ne 5 breza.

“Ai dihet kush është shqiptarët e dinë Publikisht i them saliut se deri në 5 breza nuk kam një kontingjent për trafiqe. E sfidoj të dalë publikisht e ti gjej. Ndjej neveri për baltosjen që më bën jo vetëm mua por kundërshtarëve politike. Lë politikën nëse më gjen një, në 5 breza.  Premtoj se nuk merrem më me të është humbje.”

Më herët gjatë fjalës së tij, Ndreu akuzoi opozitën se nuk po jep asnjë kontribut në luftën ndaj krimit të organizuar në vend.

“Politika jonë bën shërbimin më të keq më të pavërtetë kundër vendit të vet. Kriminalitet do ketë, nëse dikush beson se Shqipëria do ketë zero kriminalitet, kjo është e pamundur, dhe nuk ndodh jo këtu po një asnjë vend të Botës. Politika e djathtë për cdo krim ka një reagim, ka një fajtor kjo është sjellje e padenjë e turpshme. Asnjë kontribut nuk jep asnjë nga faktorët e opozitës, c’ka e bën atë një ndër grupet me të çuditshme politike në Botë.” tha ndër të tjera Ndreu.

 

Fraksion.com