AktualitetPolitikëTë fundit

Haxhiu: Rama do shkarkojë ministra të tjerë

Në “Open” të gazetares Eni Vasili janë diskutuar “Dosjet e politikës” ku dy më kryesoret janë ato të dy ish-ministrave të Brendshëm, Saimir Tahiri dhe Fatmir Xhafa.

Analisti Baton Haxhiu deklaroi se dorëheqja e Fatmir Xhafaj erdhi për shkak se kryeministri Edi Rama do një mandat të ri dhe do të luftojë për këtë me të gjitha format.

“Rama këtë e ka bërë për PS, për një mandat të ardhshëm. Ky nuk do të jetë i fundit, nuk ka njeri që nuk mund të ndërtojë edhe miqësi, edhe pushtet edhe gabime. Rama kur e sheh që një projekt i rrezikohet e largon dikë”, tha Haxhiu.

Por analisti nga Kosova, njohës i mirë i kreut të ekzekutivit shqiptar shtoi se Xhafa nuk është i sakrifikuari i vetëm, pasi sipas tij kryeministri Rama ka ndërmend të shkarkojë të tjerë ministra nga kabineti i tij i konsoliduar prej ardhjes në pushtet në 2013.

“Kryeministri ka larguar njerëzit. Ky kryeministër mori guximin që të heqë një kastë politike dhe të emërojë një kastë tjetër duke emëruar Tahirin. Tahiri nuk mundi të mbante peshën dhe nuk është më ministër. Xhafa është ministri i dytë të cilit opinioni publik nëpërmjet sondazheve i ka kërkuar të largohet. Opinioni publik nuk e do. Do largohen edhe ministra të tjerë. E njoh logjikën e Ramës”, theksoi Haxhiu.

Haxhiu theksoi në fund se Rama po i bën largimet për t’i vënë vijë të kuqe korrupsionit dhe duke të kaluarës.

 

Fraksion.com