AktualitetBota+Të fundit

Eeuropianët largohen nga Facebook

Një milionë vetë në Europë janë larguar nga rrjeti online. Megjithatë çdo muaj në Facebook janë aktivë 375 milionë anëtarë, vetëm në Europë. Në mbarë botën janë shumë më tepër.

Facebook ka probleme imazhi dhe rritjeje në Europë. Në tremujorin e kaluar numri i anëtarëve aktivë në muaj u ul edhe me një milionë të tjerë, pasi katër muaj më parë rrjeti online pati humbur në Europë po një milionë anëtarë të tjerë. Kryeisht janë skandalet me të dhënat që i kanë kushtuar shumë Facebook-ut duke humbur besueshmërinë, por efekt kanë pasur edhe rregulloret e ruajtjes së të dhënave në BE.

Parë në nivel mbarëbotëror rrjeti online megjithatë vazhdon të rritet – edhe pse më ngadalë si asnjëhere më parë qysh prej gjashtë vjetësh. Numri i atyre që e përdorin të paktën një herë në muaj Facebook-un brenda tre muajve është rritur nga 2,23 në 2,27 miliardë. Pavarësisht shpenzimeve të mëdha në luftë kundër lajmeve të rreme si dhe për mbrojtjen e të dhënave, Facebook-u ka arritur t’i rrisë fitimet në tremujorin e tretë. Përmes rritjes së të ardhurave nga reklamat, xhiroja e tremujorit u rrit krahasuar me një vit më parë me rreth një të tretën në 13,7 miliardë Dollarë. Fitimi pati një kuotë prej 9 përqind në gati 1,34 miliardë Dollarë.

Në SHBA dhe në Kanada Facebook-u ka tani 242 milionë përdorues aktiv në muaj, një milionë më shumë se tremuaj më parë. Ky është me distancë tregu më joshës për rrjetin online. Në këtë treg Facebook-u tremujorin e kaluar ka pasur një xhiro prej 27,61 Dollarë ëpr përdorues. Në Europë janë 8,82 Dollarë për përdorues.

Themeluesi dhe shefi i Facebook-ut, Mark Zuckerberg po i përgatit investitorët e tij për një rritje të frenuar në të ardhmen. Nga njëra anë po u lihet më shumë hapësirë përdorimi anoncimeve dhe anëtarët mund t’i publikojnë vetëm për një ditë ofertat e tyre për miqtë. Deri më sot Facebook-u nuk ka avancuar shumë me reklamën, pranoi Zuckerberg.

Nga ana tjetër sivjet shpenzimet do të rriten me mbi 50 përqind dhe në vitin 2019 edhe me 40 deri në 50 përqind të tjera. Kjo ka të bëjë me sigurinë dhe luftën kundër përhapjes së urrjetjes në rrjet. Por ai nuk do ta heqë nga vëmendja ekuilibrin mes shpenzimeve dhe të ardhurave, siguroi Zuckerberg.

Aksionerëve Facebook-u po u krijon tensione. Në tremujorin në vazhdim do të dëshmohet, se sa mirë koncerni po i gjurmon lajmet apo llogaritë e rreme në sfondin e zgjedhjeve për kongresin e SHBA-së.

Në zgjedhjet presidenciale në SHBA para dy vjetësh u shpërdoruan të dhënat personale të rreth 87 milionë përdoruesve të Facebook-ut nga firma britanike Cambridge Analytica, me sa duket për ta mbështetur presidentin Donald Trump. Skandali i shkaktoi krizë sipërmarrrjes. Së fundi një sulm hacker, prej nga u prekën rreth 30 milionë përdorues, u bë shkas që Facebook të ishte në vëmendje të kryeartikujve. Zuckerberg premtoi tani, se Facebook-u në vitin 2019 do të arrijë nivelin e duhur sa i përket çështjes së sigurisë./DW

 

Fraksion.com