AktualitetRajoniTë fundit

69 objekte në sekuestro: Gjykata e Shkupit i ngrin pronat VMRO-së

Me kërkesë të Prokurorisë Publike, gjyqtari i procedurës paraprake në Gjykatën Themelore Shkupi 1 ka lëshuar vendim ku urdhërohen masa sigurie për objekte të partisë politike VMRO-DPMNE.

Këto masa do të ngrijnë gjithsej 69 prona të patundshme, duke përfshirë edhe ndërtesën ku ndodhet selia e partisë.

Këto masa ndalojnë tjetërsimin e pronës, si dhe dhënien me qira të pronës. Veprimet janë ndërmarrë në kuadër të rastit “Tallir”.

 

Fraksion.com