Nisin hetimet për vrasjen e minoritarit grek
Prokuroria e Krimeve të Rënda nis të mërkurën hetime për humbjen e jetës së minoritarit grek Kostandin Kacifa gjatë shkëmbimit të zjarrit mes tij e policisë.
Deklarata e Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme në Tiranë bëri me dije të martën, se hetimi do të bëhen nga ”Prokuroria Shqiptare, që është institucioni i vetëm që kryen hetim të pavarur për ҫdo vepër penale që ndodh në territorin e Shqipërisë”.
Ministria e Jashtmne Greke përmes një deklarate zyrtare thekson se “presim nga autoritetet e Shqipërisë një sqarim të plotë të rrethanave, në të cilat një qytetar grek humbi jetën e tij dhe ndërmarrjen menjëherë të hapave të duhura”.
Kostandin Kacifa humbi jetën gjatë një shkëmbimi zjarri me tij dhe policisë, të dielën e kaluar (28.10.2018) në fshatin Bularat, në Gjirokastër, të banuar nga minoriteti grek, kur gjatë festimit të Festës Kombëtare të Greqisë, ai shtiu me armë kundër policisë dhe nuk iu përgjigj thirrjeve të saj për t’u dorëzuar.
Kostandin Kacifa jetonte në Athinë, kishte dy nënshtetësi, shqiptare dhe atë greke, dhe kishte ardhur në fshatin e tij, Bularat, për të marrë pjesë në Festën Kombëtare të Greqisë, që zhvillohet ҫdo vit edhe në fshatrat e minoritetit grek për të përkujtuar 28 Tetorin 1941, kur Greqia hyri në Luftën e Dytë Botërore, kundër pushtimit fashist të Musolinit, të kryer nga territori i Shqipërisë, e pushtuar në vitin 1939.
Ende nuk dihen motivet Kacifa qëlloi fillimisht në ajër dhe pastaj kundër policisë.
Fraksion.com