Netanjahu shtyn vizitën në Tiranë; Vdes ministri izraelit
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjahu ka shtyrë vizitën e tij në Tiranë për shkak të vdekjes së ministrit për Shërbimet Fetare, David Azoulai.
Benjamin Netanjahu do të vizitonte vendin tonë më 1 nëntor.
Më pas, do të vazhdonte vizitat në Bullgari, Greqi, Rumani, Bullgari dhe Serbi.
“Vizita në Tiranë e Kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu, do t’i shërbejë forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve miqësore dhe të bashkëpunimit midis Shqipërisë dhe Izraelit, në emër të interesit reciprok si dhe të paqes e të stabilitetit në botë”, deklaroi Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë, duke shprehur kënaqësinë e veçantë për këtë vizitë.
Fraksion.com