AktualitetTë fundit

Kokainë në baterinë e makinës, arrestohet 46-vjeçari në Kakavijë

Policia e Shteti ka goditur një tjetër tentativë për trafik të lëndë narkotike të forta.

Gjatë kontrolleve të vazhdueshme për goditjen e veprimtarisë kriminale të trafiqeve te paligjshme u përzgjodh për kontroll të detajuar në vijën e dytë automjeti i markës ‘Mercedes Benz’, me targa AA216TF, me drejtues shtetasin Selim Lazaj, vjeç 46, banues në Patos, Fier.

Gjatë kontrollit të detajuar në bashkëpunim me shërbimet doganore, duke përdorur edhe skanerin, u konstatua se në baterinë e automjetit, gjendeshin të fshehura dy pako të mbështjella me natriban të dyshuara me lëndë narkotike të llojit Kokainë.

Nga peshimi i pakove rezultoi se brenda tyre kishte një sasi prej 3 kilogramë e 545 gramë lëndë narkotike të dyshuar Kokainë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

 

Fraksion.com