AktualitetRajoniTë fundit

Bosnja merr masa për të parandaluar “krizën” e migrantëve

Bosnia ka nisur marrjen e masave për të parandaluar atë që Kombet e Bashkuara kanë palajmëruar se mund të kthehet në “krizë humanitare” për mijëra migrantë, të cilët pavarësisht uljes së temepraturave kanë vazhduar të jetojnë në ambient të jashtëm duke shpresuar se do të mund të depërtojnë në vendet e Bashkimit Evropian.

Policia boshnjake ka thënë më 30 tetor se ata kanë dërguar me autobusë dhjetëra migrantë që kanë jetuar në kufi me Kroacinë, në një qendër të migrantëve në veriperëndim të Bosnjës.

Bosnja është kthyer këtë vit në territorin kryesor të rrugëtimit të migrantëve në synimin e tyre për të arritur BE-në, kryesisht nga Lindja e Mesme, Azia dhe Afrika.

Autoritetet boshnjake kanë thënë se 20,000 persona nga Iraku, Irani, Siria, Pakistani, Afganistani dhe vende të tjera kanë udhëtuar në territorin e Bosnjës këtë vit.

Mirëpo Bosnja, shtet që përballet me probleme ekonomike dhe politike nuk ka pasur shumë interesim për të mirëpritur këta vizitorë.

Bashkimi Evropian i ka ofruar ndihmë këtij shteti për t’u përballur me fluksin e migrantëve, megjithatë, Bosnja ka qenë e ngadalshme në hapjen e qendrave të pranimit.

Në anën tjetër shumë migrantë kanë treguar se kanë udhëtuar me vite të tëra me synimin për të arritur në vendet e BE-së.

Mohsin, 27 vjeçar nga Pakistani, i ka thënë agjencisë së lajmeve AFP se është duke planifikuar të largohet nga qyteti Bihaq, duke shpresuar se do të arrijë në Itali para se të afrohet dimri.

“Kam tentuar tri herë, por nuk kam pasur fat. Më kanë zënë dy herë në Kroaci dhe herën e fundit në Slloveni, pas shtatë ditësh që kam ecur në këmbë”, ka thënë ai.

Në këtë qytet është raportuar se rreth 200 migrantë kanë arritur në baza ditore, çka ka rezultuar me rritje të tensioneve nga ana e banorëve lokalë.

Policia e këtij shteti ka njoftuar javën e kaluar se nuk do të lejojë më shumë persona në veriperëndim të Bosnjës, duke dërguar të paktën 700 persona në Sarajevë.

 

Fraksion.com