Akuzat e Salianjit, reagon Dako: Gjyqi i ndan këto muhabete
Kreu i bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako ka reaguar pas akuzave të deputetit të PD, Ervin Salianji, i cili u shpreh se kryebashkiaku i Durrësit i ka shpërblyer kriminelët me pasuri dhe pushtet.
Përmes një postimi në Facebook, Vangjush Dako shprehet se do padisë në gjykatë Salianjin, pasi sipas tij gjyqi i ndan këto muhabete.
“Peshku i rezervartit paska nxjerrë sot këtë larvën e vet, Salianjin me të cilin patjetër që do merrem në gjykatë. Sepse këtij larvës i’a ka thënë ca fjalë tamam edhe Grida, po ky është popull kot fare! Megjithatë gjyqi i ndan këto muhabete dhe zgjedhjet padyshim, ku këta do shkojnë ushqim për pula… Megjithëse edhe pulat zor se i hanë këto lloj vemjesh”- shkruan Vangjush Dako.
Fraksion.com