Veliaj: Së shpejti pistë kërcimi për së gjati tek Parku i Liqenit
Kreu i Tiranës, prej kohësh, ka promovuar sportin dhe aktivitetin fizik, duke investuar në infrastrukturë, për krijimin e kushteve të ushtrimit të sporteve të ndryshme.
Parkut të Madh tek Liqeni do i shtohet edhe pista e kërcimit për së gjati për të gjithë të apasionuarit pas sportit.
Lajmi u bë i ditur nga kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj përmes një postimi në “Facebook” ku shkruan se së shpejti parkut do t’i shtohet pista e kërcimit për së gjati, me të gjitha standardet botërore.
“Parku i Madh 🏞 – palestra më e mirë për të apasionuarit pas sportit. ⛹♀🤸♂
Talentet e Tiranës, shumë shpejt do të kenë pistën e kërcimit për së gjati të standarteve botërore.🏃♂🏃♀”, shkruan Veliaj.
Fraksion.com