Sektori i estetikës në Turqi vlerësohet në 2 miliardë dollarë
Njerëzit çdo vit e më shumë ndajnë para për t’u dukur më të rinj dhe më elegantë, që bën sektori kozmetik në Turqi të vlerësohet në shifrat prej rreth dy miliardë dollarë.
Zehra Asiran Serdar, profesoreshë në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin Bahcesehir, thotë se gratë dhe burrat çdo ditë e më shumë ndajnë para për të investuar në pamjen e tyre, një trend sipas saj në rritje.
“Nuk kemi të dhëna të sakta, por hulumtimet e fundit flasin se ekonomia kozmetike / estetike në Turqi vlerësohet në dy miliardë dollarë. Rritja vjetore e këtij sektori, është mesatarisht 10 për qind në vit, që e bën Turqinë ndër dhjetë vendet e para në këtë sektor. Besojmë se ky sektor do të vazhdojë të shënoj rritje në të ardhmen”, shtoi Serdar.
Siç rrëfen ajo, njerëzit thonë se nuk duan të pushojnë për dhjetë ditë pas operacionit.
“Nuk duan t’i nënshtrohen një ndërhyrjeje kirurgjikale, por menjëherë të kthehen në jetën e tyre të përditshme. Si rrjedhojë, në sektor ka metoda që nuk kërkojnë ndërhyrje kirrugjikale dhe janë pa dhimbje”, shpjegoi Serdar.
Siç rrëfen ajo, gratë por edhe burrat më shumë vendosin për trajtimin me toksinin botulin (botoks), filerat dermaline, mezoterapi, seanca me PRP, ndërsa vijojnë mbjellja e flokëve, korrigjimi i hundës, trajtimet me lazer dhe kirurgjia plastike.
Serdar thekson se burrat gjithnjë e më shumë po shfaqin interesin për produktet kozmetike dhe trajtimet estetike.
“Edhe pse nuk ka të dhëna të sakta, përqindja e trajtimit të meshkujve është rreth 30 për qind. Nga 100 njerëz që kërkojnë trajtim kozmetik / estetik, 70 janë gra dhe 30 janë burra. Jam e kënaqur me këtë, është mirë që meshkujt gjithnjë e më shumë investojnë në pamjen e tyre”, thekson ajo, duke sqaruar se burrat më shumë parapëlqenjë epilimin dhe mbjelljen e flokëve.
Serdar deklaroi se trajtimet kozmetike janë shumë të rëndësishme dhe se të njëjtat nuk duhet të bëhen pa një konsultim paraprak me dermatologun.
“Më e rëndësishme është dëshira e pacientit, çfarë e shqetëson, me çfarë nuk është i kënaqur, megjithatë, është gabim që secili të bëjë atë që dëshiron, sepse për këtë duhet të vendos një dermatolog. Ndoshta ajo që doni të korrigjoni nuk i përshtatet tipit të lëkurës suaj, kështu që duhet të konsultoheni me një dermatolog. Ka pohime se trajtimet me filera, mesoterapia dhe PRP bëhen në sallonet e ondulimit, sallonet e bukurisë, madje edhe në shtëpi private. Kjo është shumë e rrezikshme”, paralajmëron Serdar./AA
Fraksion.com