AktualitetPolitikëTë fundit

Rama: Ja kantieret për ndërtimin e Qendrave Shëndetësore në qarkun Berat

Kryeministri Rama ka zgjedhur sot, që së  bashku me urimin mirëmëngjes, të përcjellë  për ndjekësit e tij në rrjetin social “Facebook”, edhe një video me  5 qendrat shëndetësore që do rikonstruktohen në qarkun e Beratit.

Pamjet nga kantieret e Qendrave Shëndetësore në qarkun Berat tregojnë  se do të rehabilitohen 5 qendra, qendra shëndetësore në Goriçan, Lapardha, Kutalli, Lybeshë, Dyshnik.

“MIRËMËNGJES😃

dhe me këto pamje nga kantieret për ndërtimin e Qendrave Shëndetësore në qarkun Berat, pjesë të Programit Kombëtar ‘300 qendra të reja shëndetësore në 3 vjet’, prej të cilave 80 qendra do të jenë gati në fund të vitit, ju uroj një ditë të mbarë😊”, -shkruan Rama.

 

Fraksion.com