Norvegji: Shefi i NATO-s dhe Këshilli i Atlantikut të Veriut vizitojnë Stërvitjen Trident Junction
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg dhe 29 ambasadorët e Këshillit të Atlantikut të Veriut janë sot në Trondheim, Norvegji, (30 tetor 2018) për të vizituar Stërvitjen Trident Juncture, stërvitja më e madhe e NATO-s që nga fundi i Luftës së Ftohtë.
Stërvitja ka mbledhur mbi 50,000 persona nga të 29 aleatët, si dhe partnerët Finlanda dhe Suedia.
Në një konferencë shtypi me ministrin norvegjez të Mbrojtjes Frank Bakke-Jensen, Stoltenberg tha: “Ne stërvitemi për të dërguar një mesazh të qartë tek kombet tona dhe për të gjithë ata që mund të duan të na sfidojnë: NATO është e gatshme dhe NATO është në gjendje të mbrojë të gjithë aleatët kundër çdo kërcënimi “.
Sekretari i Përgjithshëm gjithashtu theksoi natyrën mbrojtëse dhe transparente të Trident Juncture. Ai vuri në dukje se të gjithë anëtarët e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë janë ftuar të dërgojnë vëzhgues duke thënë: “Aleatët e NATO-s respektojnë letrën dhe frymën e angazhimeve tona ndërkombëtare”.
Fraksion.com