Dashuritë online ju marrin miliona
Policia e Bernës, Zvicër, ka paralajmëruar banorët ndaj mashtrimeve në internet të ashtuquajtura Love apo Romance.
Portalet e tilla gjithnjë e më shumë po tërheqin edhe kriminelë. Pas një kohe të shkurtër ata mashtrojnë viktimat duke i bindur se janë dashuria e madhe e jetës së tyre.
Më pas i joshin viktimat e tyre me tregime të besueshme për ta, për të derguar para.
Nga janari deri në tetor 2018,më shumë se 50 raste të tilla janë raportuar në Policinë e Bernës. Shuma e mashtrimit ka arritur shifrën 1.5 milion franga.
Në internet, gjithmonë duhet të jeni të dyshimtë kur dikush kërkon para dhe kurrë mos i dërgoni te persona të panjohur.
Të vetmuarit,janë pjesa më e madhe e të prekurve dhe më aktivët në këto rrjete të takimeve. Ata duhet të papalajmërohen për rreziqet e një dashurie të tillë apo mashtrimet e romancave.
Fraksion.com