AktualitetTë fundit

Vrasja e minoritarit, policia greke: Do marrim pjesë në hetim

Policia greke ka reaguar pas vrasjes së minoritarit grek Kostandin Kaçifa nga RENEA në Bularat të Gjirokastrës, pas dyluftimit me policinë shqiptare.

Policia greke thotë në reagimin e saj se shefi i policisë në Greqi ka kontaktuar me homologun shqiptar Ardi Veliu, ku është njohur nga ky i fundit me detajet rreth ngjarjes.

Gjithashtu policia greke ka kërkuar pjesëmarrjen për zbardhjen e vrasjes së 35-vjeçarit.

“Nuk ka të dhëna dhe as dëshmitarë, që të lidhin ngjarjen e rendë me ngritjen e flamurit grek. Nga momenti i parë, shefi i policisë greke Aristidhis Andrikopulos ka kontaktuar me homologun shqiptar në kuadrin e bashkëpunimit që kanë dhe është informuar për ngjarjen, ndërsa kanë filluar procedurat për pjesëmarrjen e palës greke në investigimin e ngjarjes.

Madje, të njëjtat burime theksojnë se po kryhen veprimet e duhura në rrugën diplomatike për pjesëmarrjen e palës greke ne hetimin e ngjarjes, duke u informuar në kohë si dhe me çdo formë bashkëpunimi te kërkuar nga autoritetet shqiptare. Policia greke informon se Konstandinos Kacifas mori pjesë në përgatitjen e fshatit për festen, në vendosjen e flamujve, krejt normalisht”- thuhet në reagimin e policisë greke.

 

 

Fraksion.com