AktualitetTë fundit

Tahiri dorëzon prova të reja te Krimet e Rënda: Deçive për procesin

Ka zgjatur vetëm pak minuta qëndrimi i ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri sot në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Ashtu siç ishte përcaktuar më herët, Tahiri u paraqit tek Krimet e Rënda bashkë me avokati i tij Maks Haxhia, në orën 13:00, ndërsa doli prej aty vetëm pa çaste më vonë.

Tahiri është treguar shumë miqësor me gazetarët, ndërsa nga jashtë ambienteve të Krimeve të Rënda ai tha se kishte paraqitur diçka deçizive për procesin, duke nënkuptuar kështu ‘provat e reja’.

“Paraqita diçka me rendësi deçizive për procesin, por do kërkoj mirëkuptimin tuaj. Do flas pas 2-3 ditësh më konkretisht, ndaj më vjen keq që keni ardhur”, tha Tahiri.

Ndërkohë, pyetjes nëse ish-ministri ka frikë se do të merret i pandehuri, Tahiri iu përgjigj shkurt; “Nuk kam frike. Kam mbi një vit që dëgjoj pafundësisht dhe kam heshtur, prisni ju dy ditë”.

Të premten Saimir Tahiri paralajmëroi një konferencë për shtyp, por të cilën e anulloi. K

Ish-Ministri i Brendshëm u akuzua prej opozitës si i përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike. Kjo pas publikimit të përgjimeve të grupit “Habilaj” në Itali, ku emri i tij përmendej si personi që i mbështeste.

Në deklaratat për mediat, opozita akuzoi se Tahiri kishte udhëtuar me Habilajt në Greqi me automjetin që ai u kishte shitur më parë. Një tjetër akuzë ishte dhe udhëtimi i Tahirit me jaht drejt Malit të Zi.

Nga ana e tij, ish-Ministri i Brendshëm ka kundërshtuar akuzat teksa dorëzoi dhe mandatin e deputetit, ku kërkoi prej Prokurorisë një hetim të plotë.

Hetimet ndaj ish ministrit janë shtyrë deri me 17 janar në pritjë të letërporosive.  Kjo është shtyrja e katërt e hetimeve ndërkohë që politika shqiptare “vlon” nga akuzat dhe kundërakuzat.

 

Fraksion.com