Stresi mbetet në burg; Nuk ankimon masën e sigurisë
Arkimed Lusha, i njohur ndryshe si Stresi, ka hequr dorë nga ankimimi i masës së sigurisë në Gjykatën e Apelit.
Në seancën e sotme, Stresi i ka kërkuar avokatit që të mos e ankimojë masën “arrest me burg”, pasi nuk ka besim tek drejtësia.
Kështu, mbetet në fuqi masa e sigurisë “arrest me burg” për armëmbajtje pa leje.