Shtyhet varrimi i ekstremistit; Në Bularat shkojnë dhjetëra grekë
Në Bularat kanë mbërritur mbi 100 persona nga Greqia në pritje të varrimit të 35 vjeçarit, që u vra një ditë më parë.
Banorët thonë se jeta e tij mund të ishte kursyer dhe se ai nuk ka qenë ndonjëherë person i dhunshëm.
“Nuk na ka thënë njeri asgjë si është vrarë djali i fshatit. Ne duam drejtësi. Si mundet policia të vrasë? Kaq e vështirë ishte ta kapnin? Na kanë prekur të gjithëve, gjithë fshatin”, thotë një banor.
“Nuk menduan për prindërit e tij, për moshën e re. Kjo vdekje na ka lënduar shumë. Ne ishim të përgatitur vetëm për festë”, shprehet një tjetër.
Ndërsa ende priten përfundimet e ekspertizës mjeko-ligjore të viktimës mësohet se edhe konsullata greke ka kërkuar sqarime mbi ngjarjen.
Varrimi që mendohej se do të bëhej pasditen e së hënës mesa duket është shtyrë për të marten në pritje të përfundimit të procedurave dhe sqarimit të pretendimeve të familjareve të viktimës.
Fraksion.com