Rama, për familjen Hysenllari: Po kthehet shpresa tek e nesërmja
Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot një video, ku tregohet premtimi i mbajtur për familjen Hysenllari nga Sovjani i Korçës
Punësim, arsim profesional dhe një shtëpi e re.
Kryeministrit Edi Rama, e vizitoi këtë familje në 1 tetor 2018 dhe tashmë premtimet po bëhen realitet.
Familja e Ëngjëllush Hysenllarit nga Sovjani, i Korçës, jetonte në kushte të vështira së bashku me fëmijët e tij dhe të vëllait, që nuk jeton më.
Pas vizitës së Kryeministrit në këtë familje, dy vajzat e mëdha u orientuan drejt arsimit profesional ku edhe kanë nisur kurset respektive në parukeri dhe kuzhinë.
Po ashtu, edhe kryefamiljari Hysenllari u sistemua me punë në sektorin privat, pasi ai kishte eksperiencë jo të vogël në ndërtim.
“Jam shumë i lumtur që jam futur në një punë serioze në një firmë serioze. Rroga është e mjaftueshme për të mbajtur familjen. Shtëpia është në vazhdim”, tha Hysenllari.
Ndërkohë, vijojnë punimet për rindërtimin e shtëpisë.
Postimi i kryeministrit:
MIRËMËNGJES 😃
dhe me familjen e Ëngjëllushit, ku po kthehet shpresa tek e nesërmja, ju uroj një javë të mbarë
Fraksion.com