‘Prisni 2-3 ditë’, provat e reja të Tahirit
“Prisni 2-3 ditë për të zbuluar ato që kam dorëzuar sot në Prokurori”. Kështu deklaroi ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, i cili dorëzoi sot tek Krimet e Rënda ato që ai i cilësoi ‘prova të reja dhe deçizive për procesin’.
Por çfarë përmban kërkesa që dorëzoi sot në sekretarine e Krimeve te Renda ish-ministri Saimir Tahiri?
Zbulohen se provat e reja që ka depozituar sot Tahiri kanë të bëjnë me një material të marrë nga shteti italian. Burimet thanë për ‘BalkanWeb’ se bëhet fjalë për një vendim pushimi nga drejtesia italiane, që për ish-ministrin Tahiri konsiderohet si decizive per çështjen që prokuroria shqiptare po zhvillon prej nëntorit të vitit 2017.
Por mbetet për t’u parë nëse Tahiri do i prezantojë këto prova në një dalje televizive, apo si njeri i medias tashmë, do i publikojë ato në portalin e tij.
Krimet e Rënda kanë shtyrë hetimet për Tahirin deri në muajin janar, ndërsa më pas do të vendoset edhe ‘fati’ i tij, lidhur me akuzat për përfshirje në trafikun e drogës me bandën ‘Habilaj’.
Fraksion.com