Polonia kërkon ende dëmshpërblime lufte nga Gjermania
Këtë javë në Poloni mbahen konsultimet qeveritare mes Gjermanisë e Polonisë. Por e kaluara ka hedhur hije mbi këto konsultime. Ende nuk Polonia nuk e mbyll çështjen e pagesës së dëmeve nga koha e Luftës së Dytë Botërore.
Kanë mbetur më pak se një javë nga konsultimet qeveritare gjermano-polake në Varshavë, ndërsa presidenti Andrzej Duda ende flet për pagesën e dëmeve nga koha e Luftës së Dytë Botërore. “Mendoj se çështja e pagesës së dëmeve nuk është mbyllur”, tha Duda për gazetën “Bild am Sonntag”.
Ai përmendi një vlerësim të ish-presidentit Lech Kaczynski, nga viti 2010, i cili ka vdekur në një fatkeqësi ajrore. Ai pohonte se çështja e dëmeve të luftës nuk është mbyllur kurrë. Këtu në radhë të parë bëhet fjalë për shkatërrimet e Varshavës, nga trupat gjermane. “Edhe raportet e ekspertëve të parlamentit konfirmojnë, se dëmet nuk janë paguar. Këtu bëhet fjalë për të vërtetën dhe përgjegjësinë”, thotë Duda.
Grupi i ekspertëve të parlamentit polak është duke vlerësuar aktualisht kërkesat për dëmshpërblime të luftës nga Gjermania. Kabineti qeveritar i kancelares Angela Merkel do të udhëtojë të premten në Varshavë në konsultime të përbashkëta qeveritare me Poloninë. Duda ka takuar të martën e kaluar presidentin Frank-Walter Steinmeier dhe kancelaren Merkel.
Kujtimet e përbashkëta
Presidentët e Gjermanisë dhe Polonisë kanë planifikuar që vitin e ardhshëm së bashku me rastin e 80-vjetorit, të përkujtojnë viktimat e Luftës së Dytë Botërore. Duda tha se me presidentin Frank-Walter Steinmeier ka rënë dakord që të mbahen ceremoni të përbashkëta.
Përgatitjet kanë filluar para disa muajve. “Paraprakisht kemi rënë dakord që ceremonia qendrore të mbahet në qytetin Wielun të Polonisë. Pikërisht në këtë qytet janë hedhur bombat e para gjermane, të cilat kanë vrarë viktima civile”, tha Duda.
Kritika ndaj AfD
Kritika të ashpra pala polake ka bërë ndaj partisë Alternativa për Gjermaninë, AfD. Presidenti Duda i ka quajtur deklaratat e kryetarit të partisë Alexander Gauland që Holokuastin e quajti një “glasë zogu në histori” si dhe kërkesat e Björn Höcke për “një ndryshim prej 180 gradë të kulturës së kujtesës nga koha e Luftës së Dytë Botërore”. “Asnjë gjerman serioz nuk duhet të bëjë deklarata të këtilla”, tha Duda
Përgjegjësia e Gjermanisë nga koha e Hitlerit për Holokausin dhe miliona të vrarë është e dukshme. “Fakti që deri më sot asnjë parti gjermane nuk e ka kontestuar këtë fakt ka mundësuar edhe procesin e pajtimit mes Gjermanisë dhe Polonisë”, tha Duda./DW
Fraksion.com