NATO, diskutime për armët e shkatërrimit në masë, çarmatimin dhe mospërhapjen
Një konferencë e madhe e NATO-s e kontrollit të armëve, filloi të hënën (më 29 tetor 2018) në Islandë, ku ekspertë të lartë nga më shumë se 50 vende dhe organizata janë mbledhur për të diskutuar mbi gjendjen e traktateve globale të kontrollit të armëve. Konferenca dy-ditore do të mbulojë tema që variojnë nga shtrirja e raketave balistike dhe përdorimi i armëve kimike nga shtetet dhe terroristët, në të ardhmen e Traktatit të Mospërhapjes të Aarmëve Bërthamore (NPT).
“Kontrolli i armëve, çarmatimi dhe mospërhapja janë thelbësore për sigurinë e NATO-s dhe për sigurimin e stabilitetit strategjik në mbarë botën”, tha William Alberque, drejtor i Kontrollit të Armëve të NATO-s, Çarmatimit dhe Qendrës për Mos- Përhapjen e ADM-ve. “Sulmet e armëve kimike në Siri dhe në Mbretërinë e Bashkuar tregojnë se regjimi ndërkombëtar për mospërhapjen është duke u sfiduar,” tha ai, duke shtuar se ai priste që konferenca të përforcojë rëndësinë e normave globale të mospërhapjes.
Konferenca vjetore e NATO-s mbi Armët e Shkatërrimit në Masë, Kontrollin e Armëve, Çarmatimin dhe Mos-Proliferimin, e 14-ta e këtij lloji, kryesohet nga Ndihmëssekretari i Përgjithshëm për Çështjet Politike dhe Politikën e Sigurisë, ambasadori Alejandro Alvargonzález. Nënsekretari i Përgjithshëm i NATO-s Rose Gottemoeller dhe nënsekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara dhe Përfaqësuesi i Lartë për Çështjet e Çarmatimit Izumi Nakamitsu do të mbajnë fjalime kryesore.
Në vërejtjet e saj të përgatitura, Zëvendëssekretari i Përgjithshëm Gottemoeller theksoi se Aleanca mbështet fuqishëm marrëveshjet efektive të kontrollit të armëve dhe kuadrin ligjor ndërkombëtar të vendosur përreth tyre. Duke iu kthyer NPT-së, Gottemoeller theksoi se traktati është një nga marrëveshjet më të rëndësishme ndërkombëtare të këtij lloji dhe se aleatët nuk do të mbështesin asnjë qasje ndaj çarmatimit që injorojnë kushtet globale të sigurisë ose minojnë NPT-në.
NATO ka një rekord të gjatë të arritjeve në lidhje me çarmatimin dhe mos-përhapjen. Pas përfundimit të Luftës së Ftohtë, NATO reduktoi në mënyrë dramatike numrin e armëve bërthamore në Evropë. Aleatët përkrahin traktatet e mëdha ndërkombëtare të kontrollit të armëve, duke përfshirë Traktatin e Mospërhapjes, Konventën për Armët Kimike dhe Konventën e Armëve Biologjike dhe Toksinave. NATO gjithashtu ka ndihmuar në shkatërrimin e stoqeve të tepërta të armëve të vogla, minave dhe municioneve dhe pastroi mijëra hektarë të minave tokësore në të gjithë Evropën.
Fraksion.com