Nard Ndoka: Me Salvinin diskutuam situatën politike në Shqipëri
Kryetari i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka është takuar në Itali me Zëvendës Kryeministrin dhe ministrin e Brendshëm të Italisë, Matteo Salvini.
Ndoka ka publikuar një foto në “Facebook”, ku shkruan se takimi ishte shumë miqësor, madje Salvini i ka dhuruar edhe librin e tij. Ndërsa thotë se tema e takimit ishte edhe situata politike në Shqipëri.
“Romë, takim me Matteo Salvini, Zv/Kryeminister dhe Minister i Brendshëm i Italisë. Takim shumë miqësor dhe i përzemërt; situata politike në Shqipëri temë e takimit. Z.Salvini me dhuroi librin e tij; “Follia e coraggio per cambiare il paese”, – shkruan Ndoka.
Fraksion.com