Ministria e Jashtme greke thërret ambasadoren shqiptare
Ministria e Jashtme greke do të vazhdojë të protestojë pas vrasjes së minoritarit grek dje në Bularat, Konstantinos Katsifas, pasi ky i fundit shkëmbeu zjarr me policinë shqiptare.
‘Kthimerini’ shkruan se ditën e sotme ambasadorja shqiptare në Athinë Ardiana Hobdari u thirr në Ministrinë e Jashtme greke lidhur me ngjarjen në fjalë.
E përditshmja greke shkruan mes të tjerash se deri më tani nuk ka dëshmi apo prova lidhur me ‘betejën e armatosur që ndodhi në Gjirokastrës, 35-vjeçari Katsifas u vra nga policia shqiptare pas ngritjes së flamurit grek’- ndërsa citon burimet e policisë greke.
Gjithçka nisi dje rreth orës rreth 10:00, kur Kaçifa nisi të quante me armë zjarri në ajër, duke shkaktuar panik tek banorët e zonës, të cilët ishin mbledhur në qendër për të festuar festën e Greqisë, e cila si çdo vit po organizohej edhe në këtë fshat. Menjëherë në drejtim të vendit nga vinin të shtënat shkuan shërbimet e Policisë të cilat ishin të dislokuara në qendër të fshatit pasi do zhvillohej aktivitet me rastin e festës së Greqisë. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasi Kostandinos Kaçifa pasi ka parë shërbimet e policisë që po afroheshin në drejtim të tij ka hapur zjarr me breshëri ndaj punonjësve të policisë duke rrezikuar jetën e tyre.
Fatmirësisht nga të shtënat nuk pati punonjës policie të plagosur, por vetëm është thyer xhami i mjetit të tyre. Policia menjëherë ka rrethuar zonën ku përsëri i riu ka hapur zjarr në drejtim të punonjësve të policisë që po e ndiqnin.
Kaçifa u fut në thellësi të fshatit ku forcat “Shqiponja” dhe shërbimet e tjera të Drejtorisë Vendore të Policisë vijuan krehjen e zonës për të bërë të mundur kapjen e tij. Në ndihmë të shërbimeve të Policisë së DVP Gjirokastër shkuan forcat speciale RENEA, aksion ky që përfundoi me vrasjen e 35-vjeçarit. “BalkanWeb” mësoi se autori ishte fshehur pranë depos së ujit në Bularat, ndërkohë që mes tij dhe policisë ka pasur shkëmbim zjarri. Po ashtu 35-vjeçari qëlloi herë pas here ndaj policisë pasi kur u largua nga vendi i ngjarjes kishte edhe tre karikatore me vete, ndërsa me pas u vra nga policia./balkanweb
Fraksion.com