AktualitetTë fundit

‘Kam prova të reja’, ish-ministri Tahiri sot në Prokurori

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri do të paraqitet në Prokurorinë e Krimeve të Rënda ditën e sotme në orën 12:30.

Vetë ish-ministri konfirmoi për gazetaren e News24 dhe BalkanWeb, Klodiana Lala, se do të paraqesë prova të reja.

Tahiri do të shoqërohet nga avokati i tij Maks Haxhia.

Ende nuk dihet se për çfarë çështje do të jenë provat që ish-ministri do paraqesë në Prokurori.

Të premten Saimir Tahiri paralajmëroi një konferencë për shtyp, por të cilën e anulloi.

Kujtojme se Krimet e Rënda kanë shtyrë hetimet për Tahirin deri në muajin janar, ndërsa më pas do të vendoset edhe ‘fati’ i tij, lidhur me akuzat për përfshirje në tafikun e drogës me bandën ‘Habilaj’.

 

Fraksion.com