AktualitetBota+Të fundit

Gjysmë milioni vdekje të parakohshme në Evropë nga ndotja e ajrit

Ndotja e ajrit shkakton mbi 500 mijë vdekje të parakohshme në Evropë çdo vit, bëri të ditur Agjencia Evropiane e Mjedisit.

Raporti i saj nxori në pah se nivelet e ndotjes po përmirësohen ngadalë në vendet e Bashkimit Evropian, porse mbeten shumë më të larta se standardet e BE-së dhe të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

“Ndotja e ajrit është shkaku kryesor i vdekjes së parakohshme në 41 shtete evropiane dhe mbetet shumë e lartë”, tha Agjencia Evropiane e Mjedisit.

Gjetjet bazohen në të dhënat e vitit 2015 nga më shumë se 2,500 vende.

“Ndotja e ajrit është një vrasës i padukshëm dhe ne duhet t’i shtojmë përpjekjet tona për të adresuar shkaqet”, tha kreu i agjencisë, Hans Bruyninckx.

 

Fraksion.com