Avioni indonezian rrëzohet në det me 189 vetë
Avioni i shoqërisë së fluturimit me çmime të lira, Lion Air është rrëzuar pak minuta pas startimit në Xhakarta. Sipas autoriteteve avioni është rrëzuar në det, në bord ishin 189 vetë.
Forcat e shpëtimit kanë gjetur ndërkohë pjesët e para të avionit, rreth 70 kilometra larg Xhakartës. Shpresa për të gjetur të mbijetuar është e vogël. “Kemi zbuluar jelekë shpëtimi, handy dhe pjesë të avionit” , thotë një zëdhënës i forcave të shpëtimit. Mendohet se avioni gjendet në një thellësi prej 35 metrash.
Duket se rrëzimin e ka shkaktuar një defekt teknik. Kreu i shoqërisë së fluturimit, Edward Sirait raportoi, se piloti pak pas nisjes së avionit, kishte kërkuar leje të kthehej në Xhakarta. Sirait konfirmoi po ashtu, se avioni kishte pasur pak më parë një problem teknik, por që ishte riparuar para fluturimit të hënën. Lion Air është një shoqëri me çmime të lira biletash e themeluar në vitin 1999.
Fraksion.com