AktualitetTë fundit

Qendra e masazhit si “fole” prostitucioni, arrestohet menaxherja nga Tirana

Një qendër masazhi në Tiranë ka shërbyer si “çerdhe” prostitucioni për disa kohë dhe rrjeti që drejtohej nga “menaxherja” me inicialet R.M., 33 vjeçe është shkatërruar nga policia në kuadër të operacionit të koduar “Extra Service 2”.

Policia ka arrestuar tutoren e njohur si menaxhere nën akuzat  “Shfrytëzim i prostitucionit” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”, ndërsa në kërkim është shpallur administratorja.

“U shpall në kërkim administratorja e qendrës së masazhit, shtetësja: – A. T., 32 vjeçe, banuese në Tiranë.  Procedohen në gjendje të lirë dhe tre punonjëse të qendrës së masazhit.  Këto shtetase vinin në dispozicion ambientet e qendrës së masazhit për të ushtruar prostitucion nga vajzat e punësuara, të cilat iu ofronin klientëve meshkuj shërbime “Extra” kundrejt pagesës”, sqaron policia.

Ndërkohë, Blutë e Tiranës sekuestruan 7 aparate celualar dhe 1 bllok shënimesh.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetaseve R. M., dhe A. T., për veprat penale “Shfrytëzim i prostitucionit” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion” parashikuar nga nenet 114 dhe 115 të Kodit Penal.