AktualitetTë fundit

Mes të arrestuarve të ‘Vol-Vo 4’ edhe arbitri i Superligës

Të tjera detaje dalin në dritë nga mega-operacioni ‘Vol-Vo 4’, ku u arrestuan 34 persona, ndërkohë që më pas 10 prej tyre u lanë të lirë. Mësohet se mes personave të arrestuar, që u la në burg sërish nga Gjykata e Krimeve të Rënda, është edhe Paulin Simoni, asistent-arbitër i Superiores.

“BalkanWeb”mëson se ky i fundit dyshohet se ka qenë pjesë e grupit të ish-deputetit Arben Ndoka, ndërsa akuzohen për abuzimet me tokat në zonën e ‘Ranës së Hedhun.

 

Fraksion.com