AktualitetTë fundit

Identifikohet personi që qëlloi me armënë Kamëz ; Shpallet në kërkim

Policia e Tiranës ka zbardhur plagosjen e 50-vjeçarit mbrëmjen e djeshme në Laknas të Kamzës.

Në lidhje me ngjarjen është shpallur në kërkim shtetasi me iniciale B.B 47 vjeç.

“Ky shtetas mbrëmjen e djeshme në rrugën “Nato” në Laknas, Kamëz ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit E. B., 50 vjeç, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën”, sqaron policia në njoftimin e ditës së sotme.

Autori akuzohet për veprën penale  “Vrasje me paramendim e mbetur në tentativë” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

 

Fraksion.com