Durrës: Mungon Dako; Debat për mbetjet në Këshillin Bashkiak
Gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak të Durrësit, këshilltarët kërkuan transparencë për investimet që po kryhen në qytet dhe situatën flagrante të patjetërsuar në vendgrumbullimin e mbetjeve urbane në Porto Romano, ku vazhdojnë të hidhen e digjen plehrat.
Kreu i grupit të këshilltarëve bashkiakë të PS-së tha se, Porto Romano do të kthehet në një park për fëmijët dhe plehrat e Durrësit do të kenë si destinacion inceneratorin e Sharrës, por ai nuk deklaroi se kur do të ndodhë kjo.
Këshilltarët e opozitës ngritën gjithashtu shqetësimin e prerjeve masive të pemëve në qytet dhe zgjerimin e shtrimin e trotuareve me mermer, si pjesë e shpërdorimit dhe abuzimit me fondet publike nga ana e bashkisë.
Këshilltarët bashkiakë të Durrësit miratuan të gjitha pikat e rendit të ditës, në këtë mbledhje të radhës, ku mungoi kryebashkiaku Vangjush Dako, i përfshirë së fundmi në një debat publik mbi përgjimet e personave me precedentë kriminalë dhe rolin e tyre në procesin zgjedhor.
Fraksion.com