Dosja “Babalja”, nga Krimet e Rënda kalon në Tiranë
Prokuroria e Krimeve të Rënda i kalon për kompetencë Prokurorisë së Tiranës dosjen ‘Babale’.
Jetmir Olldashi, Albert Veliu, Fredi Alizoti si dhe deputeti demokrat Ervin Salianji akuzohen për kallzim të rremë.
Ndërkohë Prokuroria e Krimeve të Rënda kanë mbajtur në hetim materialin në të cilin bëhet fjalë për dyshimet e trafikimit ndërkombëtar të drogës. Me audiopërgjimin e publikuar nga PD, kjo parti akuzon vëllanë e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj se vijonte trafikun e drogës drejt Italisë.
Aktualisht Fredi Alizoti i cili pretendon se ka luajtur rolin e Agron Xhafës në audiopërgjimin me Albert Alliun të njohur si Babalja është në masë sigurie arrest me burg. ndërkohë gazetari Jetmir Olldashi është në masën e sigurië detyrim me paraqitje.
Masa e arrestit me burg në mungesë është lënë dhe për Albert Veliun të njohur dhe si Babalja. Ky i fundit ndodhet në Kosovë.
Fraksion.com