Dako reagon ashpër ndaj Bashës: Toç i Saliut! Nuk ke asnjë votë në Durrës
Kryetari i bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako ka reaguar ashpër ndaj kreut të PD, Lulzim Basha, i cili tha se ai duhet të merret i pandehur dhe të nisin hetimet.
Në një status në Facebook, Dako e quan Bashën Toç të Sali Berishës, duke i thënë atij se nuk do ta marrë asnjë votë në Durrës, Shijak dhe Krujë.
Dako thotë se do ta padisë kreun e PD, Lulzim Basha.
Reagimi i Vangjush Dakos
O Lulëzim Basha! Ti duhet t’i harrosh Durrësin, Shijakun dhe Krujën.. Sepse dikur edhe votonin për Saliun e për PD, po për toçin e Saliut votojnë vetëm nostalgjikët e PD dhe aq! Ti duhet ta kuptosh që s’ke vota o Lulëzim dhe s’ta kam fajin as unë, as durrsakët, as shijaksit as krutanët. NUK KE VOTE! Je një peshk rezervati që nuk hahesh dot dhe hidhu përpjetë sa të dush me kaseta me telefonata e me sajesa vemjesh.. TY NUK TE BESON ASKUSH o toçi i Saliut që i hap telefonin vetëm kunatit. Kurse mua më besojnë se ju hap telefonin të gjithëve dhe s’i kam duart as me gjak, as me zhul eurosh si puna jote! Ti vazhdo dil e shpif përditë jo krimi, jo droga, jo leku jo byreku, se ka ardh koha t’i marr edhe ca lekë unë nga thesi që të mban kunati ty. Do shihemi në gjyq bashkë ose në fakt jo, se ti merr raport mjekësor kur të thërret gjykata. Toç!
Fraksion.com