BE-ja kundër mbetjeve plastike
BE-ja i bashkohet luftës kundër mbeturinave plastike. Në hapin e parë do të ndalohen qeset për një përdorim, do të pakësohen ambalazhet plastike dhe do të jetë i detyrueshëm një riciklim më i mirë.
Për çfarë bëhet fjalë?
BE-ja prodhon çdo vit 26 milionë ton mbeturina plastike, kjo i përgjigjet një të katërtës së volumit mbarëbotëror. Vetëm 30% e kësaj mase arrin të riciklohet. Kina ndërkohë e ka ndaluar importin e mbeturinave plastike nga Europa. Tajlanda do të pasojë me ndalimin e këtij importi pas dy vjetësh. BE-Ja duhet të zhvillojë strategji të reja, për ta zgjidhur problemin aty, ku ai e ka burimin, shkruan DW.
Luftë plastikës që përdoret vetëm një herë
Gjatë dy viteve të ardhshme Komisioni i BE-së do të ndalojë enët plastike. E njëjta gjë vlen edhe për pipat e stekat për mbajtjen e tullumbacëve. Gjysma e mbeturinave plastike në Europë përbëhet prej të tilla mbetjesh.
Gjithashtu ambalazhimet plastike në tregun europian deri në vitin 2030 do të jenë të ripërdorueshme ose të riciklueshme me efikasitet në kosto. Në këtë drejtim kritikët si ekologjistët kërkojnë që afati i tranzicionit të shkurtohet deri në vitin 2025; shmangia dhe ripërdorimi i ambalazheve plastike duhet të ketë prioritet kundrejt riciklimit.
E më e rëndësishmja mikroplastika, që përdoret në produktet kozmetike si pastë dhëmbësh apo kremëra, sa të jetë e mundur duhet të kufizohet. Kjo vlen edhe për uniformat e punës që përmbajnë mikropartikuj dhe shirita ndriçues apo elementë të ngjashëm, si dhe për të ashtuquajturat “palstikë oxo-biologjikisht e shpërbëshme”. Ato shpërbëhen në komponente gjithnjë e më të vogla dhe në fund në mikropartikuj, që gjithashtu depërtojnë në rrejtin e ushqimeve për njeriun dhe për kafshët.
Kritikët tërheqin vëmendjen në këtë drejtim, se duhet vepruar më shpejt dhe më ashpër. Suedia p.sh. e ka ndaluar mikroplastikën në produktet kozmetike qysh tani në vitin 2018. Ndalimi është i mundur të realizohet shpejt e pa probleme, deklarojnë ekologjistët në Parlamentin Europian. Probleme mund të krijohen edhe nga plastika, që konsiderohet si biologjikisht e shpërbëshme dhe e kompostueshme. Komisioni propozon etiketimin dhe një asgjësim më të mirë të mbetjeve të këtij lloji. Në të kundërt mbrojtësit e mjedisit paralajmërojnë nga shtimi i vazhdueshëm i partikujve plastikë edhe në tokat bujqësore. Përveç kësaj plastika kompostohet me shumë vështirësi.
Shishet plastike duhet përdoren shumë herë
Të gjitha shishet plastike në BE brenda shtatë viteve të ardhëshme duhet të kalojnë në sistemin e ripërdorimit. Për këtë do të vendosen sistemet e pagesës për shishen që kthehet. Pas disa vitesh aplikim ky sistem gjerman e rendit Gjermaninë në vendin e nderit për mbrojtjen e mjedisit. Propozohet gjtihashtu që në dekadën e ardhëshme gradualisht shihet të prodhohen nga material i rickliueshëm.
Masa të tjera janë udhëzimet për asgjësimin e përshtatshëm si dhe etiketimin e produkteve me përmbajtje plastike në facoletat kozmetike, tamponët apo tullumbacat.
Konsumatorët dhe disa grupe të caktuara profesionesh, si peshkatarët, duhet të informohen më mirë për pasojat e flakjes pa kriter të mbeturinave plastike. Rrjetat gjigande të peshkimit që notojnë nëpër detra paraqesin një rrezik të madh për kafshët e detit. Po ashtu prodhuesit duhet të involvohen më shumë si në kuadër të përgjegjësisë për kostot e mbetjeve që ato prodhojnë ashtu edhe në fushatat sensibilizuese për pastrimin dhe mbrojtjen e mjedisit.
Si do të ecet më tej?
Projektligji nga Parlamenti Europian do t’i kalojë këshillit të ministrave përgjegjës. Atje ekziston rreziku, që të përfshihen interesat kombëtare në legjislacion dhe kësisoj ligji të zbehet. Komision dhe parlamenti gjithësesi janë për një trajtim të shpejtë të temës: Ato duan që brenda kësaj periudhe legjislative, pra përpara zgjehdjeve të BE-së vitin e ardhshëm, të bëjnë gati direktivat e BE-së, që pastaj duhet të zbatohen në legjislacionet kombëtare.
Se sa efekt mund të kenë norma të tilla europiane? Ato krijohen dhe zhbëhen sipas vullnetit të mirë të vendeve anëtare. Mbrojtësit e mjedisit i shohin këto masa të propozuara si një hap të parë drejt një rruge të gjatë. Sidoqoftë qëkurse më 2016 është vendsour kufizimi i qeseve plastike, në BE ndërkohë është përgjysmuar konsumi i plastikës.
Fraksion.com