‘Turpërohet’ Meghan Markle, në tapetin e kuq me fustan me etiketë
Ndërsa prej shumë ditësh Meghan Markle ishte në qendër të mediave për shtatzaninë e saj, këtë herë vëmendja është fokusuar tek diçka tjetër.
Dukesha e Sussex pësoi një rënie të vogël në stil pasi mbërriti në Toga me një fustan të kuq të mrekullueshëm.
Ndërsa ecte në tapetin e kuq, era i nxorri etiketën e fustanit të blerë.
Meghan, e cila ndodhet në një tur në Australi, po ecte në krah të bashkëshortit Princ Harry.
Fustani i kuq 345 dollarë pasqyonte ngjyrën e flamurit Tongan.