Rama: Klientë të basteve burrat me ndihmë ekonomike
Kryeministri Edi Rama bëri publike një fakt që deri tani nuk ishte publikuar për lojrat e fatit. Në Kuvend ai tha se në bashkitë e vogla, klinetë të rregullt basteve janë personat me ndihmë ekonomike, por kjo tha kryeministri nuk do të tolerohet.
“Pikat e basteve në qytetet më të vogla kanë si klientë të pandarë një numër të konsiderueshëm burrash apo djem nga familje me ndihmë ekonomike. Ndihma ekonomike merret dhe hidhet në bixhoz. Kjo është arsyeja pse duhet të forcojmë ligjin për ndihmën ekonomike. Së pari të garantojmë që s’ka burrë që prek ndihmën ekonomike. Ndihmën ekonomike do ta marrin gratë ta cojnë në shtëpi.
Nga ana tjetër duhet në ligj të garantojmë se pas mundësisë së dytë për punë të refuzuar t’i e humbet ndihmën ekononike dhe nuk mund të regjistrohesh si i papunë muajin e ardhshëm, por vitin e ardhshëm.”
Fraksion.com