Pako e dyshimtë me bombë edhe për aktorin De Niro, kritik të Trumpit
Një tjetër rast kërcënimi me pako bombë është regjistruar këtë të enjte në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara.
Ky është i teti në total, pas 7 rasteve të një dite më parë, me pakot që iu drejtuan ish-presidentit Obama, Hillary Clintonit, CNN-it, ish-kryeprokurorit Eric Holder, etj., ndërsa këtë herë në shënjestrën e një dërgese të tillë ka qenë aktori Robert De Niro.
Edhe ky i fundit njihet si një kritik i ashpër i presidentit aktual të Amerikës, Donald Trump.
CNN citoi dy burime nga forcat ligjzbatuese të thonë se pakot ishin drejtuar në adresën e restorantit të De Niros në zonën “Tribeca” të Manhattanit.
Raporti për këtë bombë vjen një ditë pasi FBI-ja njoftoi se bomba tub ishin dërguar edhe ndaj figurave të tjera të shquara mes demokratëve.
Aktualisht, Departamenti i Policisë së Nju Jorkut po i përgjigjet situatës me pakon e dyshimtë të dërguar në “Tribeca”, edhe pse nga forcat e rendit nuk përmendet De Niro.
Fraksion.com