Nxënësi qëllon me grusht mësuesin, shokët e nxjerrin jashtë. (VIDEO)
Një mësues i moshuar u godit nga një nxënës i pasjellshëm, pasi i tërhoqi kufjet nga veshët.
Por, më pas e gjithë klasa doli në mbrojtje të mësuesit.
E gjithë skena u xhirua në video dhe tregon profesorin i cili përpiqet t’i tërheqë nxënësit vëmendjen.
‘Të thashë të hiqje kufjet nga veshët’, urdhëroi mësuesi në qytetin Neryungri, një qytet në veri-lindje të Rusisë.
Por nxënësi e injoroi, duke bërë që mësuesi t’ia hiqte vetë kufjet nga veshët.
Me një reagim të dhunshëm, djali ngrihet nga karrigia për t’u përballur me mësuesin e moshuar.
Edhe pse kufjet nuk duken të prishura, nxënësi reagoi shumë furishëm.
‘Ti je një k…’ i bërtiti mësuesit disa herë në fytyrë, para se të shkonte drejt tij dhe ta godiste me grusht.
Por pjesa tjetër e klasës u sulën kundër shokut të tyre për të mbrojtur burrin dhe më pas e dënuan shokun e tyre për mungesën e respektit që tregoi.
Njëri prej tyre ulëriti në rusisht: “Ai duhet ta dijë që duhet të dalë urgjentisht jashtë nga këtu.”
Një grup nxënësish e nxorën djalin jashtë duke e shtyrë me forcë nga dera.
Sipas raportimeve, shkruan dailymail, mësuesi nuk bëri denoncim në polici.
Pasi video u bë virale në internet, gjithsesi, oficerët e policisë vendosën të hetonin, por nuk kanë lëshuar asnjë koment.