AktualitetPolitikëTë fundit

Lojërat e fatit, Ahmetaj: Më 1 janar nuk do ekzistojë më kjo industri

Ministri i Financave Arben Ahmetaj ka përsëritur edhe një herë se në datën 31 dhjetor të këtij viti, nuk do të punojë apo funksionojë asnjë kazino elektronike, sallat e bingove, sallat e basteve sportive përfshirë edhe ato online.

Pak para miratimit të këtij ligji në Parlament për lojërat e fatit, Ahmetaj u tregua i vendosur se në datën 1 janar kjo industri do të mbyllet përfundimisht.

“Më 31 dhjetor do të mbyllen lojërat e fatit, kazinotë, lojërat e fatit, sallat e lojërave, bastet, bingot dhe gjithçka e këtij lloji. Kjo qeveri, përballë qytetarëve të vet që e kanë mbështetur në vazhdimësi këtë vvendimraje politike të kryeministrit, është e vendosur dhe nuk ka më kthim pas. 1 janari 2019 do na gjejë pa baste spotive, pa salla bingosh, pa online, pa kazino elektronike, – tha Ahmetaj nga foltorja e Kuvendit. – Ka një periudhë që duhet përgatitur deri në 31 dhjetor dhe qeveria ka nxjerrë një diskutim të plotë për AMF-në që monitoron lojërat e fatit e deri në 31 dhjetor, ky autoritet do merret me anti-iformalitetin, mbylljen e të gjitha dosjeve të të gjitha mundësive që do mbyllen, pezullimin e të gjitha kërkesave për leje dhe përgatitjen e informacionit ndaj çdo njësie që do ketë pyetje për procesin e mbylljes”.

Ahmetaj tha se e gjithë vëmendja u përqendrua te shqetësimi qytetar, i cili sipas tij e kishte kthyer këtë industri në një gangrenë.

“Pikërisht kjo mazhorancë për këtë gjë e ka marrë këtë vendim, në 1 janar kjo kategori nuk do ekzistojë më për lojërat e fatit, – vijoi ai. – Asnjë shoqëri s’mund të vendosë apo afrojë lojërat fati sipas funksionit, përveç rastit kur ligji parashikon kazinotë në hotele me 5 yje, që do jenë të skanuara edhe më shumë. Të gjitha do mbyllen, asnjë kompani nuk do futet nga dera e pasme. I kemi vendosur sfidë vetes sonë dhe administratës që nuk ka rëndësi nëse ky burim prej 5.4 mld në vit mungon”.

Ahmetaj nënvizoi se me 7.200 të punësuarit në këtë industri, qeveria është duke përgatitur me shërbimin kombëtar të punësimit një platformë për 63 mijë punëkërkues me një trajnim profesional ose mundësi për të gjetur më shpejt punë.

 

Fraksion.com