Deputetët PS hyjnë në sallë për të votuar dekretin e Metës
Futet në rend të ditës në seancën e sotme parlamentare shqyrtimi dhe votimi i dekretit të presidentit Meta për Teatrin e ri.
Pas përfundimit të listës së diskutantëve për ligjin për parandalimin e pijeve energjike për personat nën 18 vjeç, kreu i grupit parlamentar Taulant Balla kërkoi të paktën 5 minuta pushim për të formuar shumicën e nevojshme për të hedhur në rend të ditës dekretin e presidentit Meta për teeatrin.
Pas 5 minutave në Kuvend u mblodhën 3/ 5 e deputetëve, numri i nevojshëm për të miratuar futjen në rend të ditës së saj.
Më pas 73 deputetë votuan pro, asnje kunder dhe asnjë abstenim për futjen në rend dite të pr/ligjit
Komisioni rrëzon dekretin e Presidentit për Teatrin
Një orë para fillimit të seancës parlamentare, Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese vetëm me votat e mazhorancës rrëzoi dekretin e presidentit Meta për ligjin e teatrit.
Deputeti i PS, Ilir Beqja tha se relacioni i presidentit ishte më shumë një lojë fjalësh.
“Jemi shprehur një herë për këtë dekret”, ka thënë Beqja në komision.
Ndërsa kryetari i Komisionit, Eduard Shalsi tha se vazhdojnë t’i mbeten vizionit për një godinë të re.
“Vazhdojmë të mbetemi tek vizioni për ndërtimin e një godine të re. Urojmë që Tirana, Shqipëria të ketë sa më parë një teatar të ri modern”, tha Shalsi.
Rrëzimi i dekretit u paralajmërua një ditë më parë për Ora News nga anëtari i Komisionit dhe deputeti i PS, Fadil Nasufi.
“Dekreti i Presidentit do të rrëzohet me votat e mazhorancës dhe do ti hapet rruga ndërtimit të Teatrit të ri Kombetar, ashtu siç është bërë publike qysh në fillim të këtij procesi që u shoqërua edhe me një debat shterues” tha deputeti socialist në një prononcim për Ora News.
Më tej Nasufi u shpreh, se pas vendimit të parlamentit do ti hapet rruga procedurave të ligjit të negociimit dhe konkurimit për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar me Partneritet Publik-Privat, ashtu siç është bërë publik që në fillim të këtij procesi shoqëruar dhe me një debat shterrues.
Më 11 tetor presidenti ktheu në Kuvend ligjin për teatrin duke deklaruar se as këtë herë nuk ishin reflektuar qëndrimet e institucionit të presidentit
Pas vendimit të parlamentit i hape rruga procedurave të ligjit, negociimit dhe konkurimit për ndërtimin e Teatrit të ri me PPP.
Fraksion.com