AktualitetPolitikëTë fundit

“Toyota Yaris”, Balla në Prokurorinë e Tiranës për padinë ndaj Lulzim Bashës

Kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla është paraqitur sërish sot në Prokurorinë e Tiranës për padinë ndaj kreut të PD, Lulzim Basha, lidhur me 3.4 mln euro që u kapën në Durrës në një makinë Toyota Yaris.

Nuk dihet nëse në seancë do të marrë pjesë Basha apo do të përfaqësohet nga avokatët Ivi Kaso dhe Gazment Bardhi.

Në seancën e parë Balla tha se Lulzim Basha ka fobi nga gjykatat.

“Unë e di që shumë qytetarë thonë që ja këtë punë kanë, nuk merren me hallet e njerëzve, por merren me njëri-tjetrin. Por besoj se sot po i bëjmë një shërbim politikës shqiptare për të ndarë përfundimisht shpifësit nga e vërteta dhe në rastin në fjalë unë e dija dhe ju e dini që Basha ka fobi nga këto godinat dhe nuk e di që do të paraqitet, pavarësisht se burrirësht duhet të vijë të përballet. Unë do ti shkoj deri në fund këtij procesi dhe jam i bindur që në fund do të fitoj një vendim gjykate që nuk do të më vlejë vetëm mua, por edhe PD.”

 

Fraksion.com