AktualitetPolitikëTë fundit

Kallëzimi penal ndaj Bashës, Balla dorëzon të tjera prova në Prokurori

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla u paraqit sërish sot në prokurorinë e Tiranës për të dorëzuar prova te tjera ne lidhje me kallëzimin penal për kreun e PD-së, Lulzim Basha. Një ditë më parë Balla tha se do të dorëzojë në Prokurori të tjera prova në lidhje me kallëzimin penal për kreun e PD-së, Lulzim Basha, mbi 3.4 mln euro që u kapën në makinën tip Toyota Yaris.

“ Sot erdha në prokurori për të depozituar provat mbi të cilat unë kam bazuar këtë kallëzim penal dhe duhet t’ju them që kam bindjen se ky hetim po ecën shumë mirë dhe në fund të këtij hetimi Basha do të jetë një person që sipas parashikimve të kodit penal do mbajë përgjegjësitë që i takojnë. “ tha Balla në një prononcim për mediat pas daljes nga Prokuroria.

Një ditë më parë kreu i PD Lulzim Basha, ndërsa doli nga prokuroria e Tiranës përmendi emrat e dy deputetëve të tjerë në këtë dosje, Ulsi Manjës dhe Jurgis Cyrbes. Ndër të tjera Basha akuzoi Prokurorinë ndërsa u shpreh se në vend që të hetojë se kush qëndron prapa transaksioneve kriminale të miliona eurove me Toyota Yaris, në vend që të hetojë se kush i garanton këto akte të rënda kriminale, po e trajton këtë si një nxjerrje të sekretit shtetëror.

 

Fraksion.com